Që nga marrja e detyrës si Sekretar i Mbrojtjes, Gavin Williamson është krenar për qëndrimin e fuqishëm që ai ka adoptuar ndaj Rusisë së Vladimir Putinit.
Por tani, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai rrezikon të dëmtojë reputacionin e tij si një burrë shteti, sidomos në raport me Kremlinin.
Kjo pasi që vizitorët zbuluan një rrotull letre tualeti në të cilën gjendej e vizatuar fytyra e presidentit rus, Vladimir Putin.
Dhe një veprim i tillë me një veprim të tillë me siguri nuk do të “zbavitet” Moska, e cila është përfshirë gjithashtu në një luftë fjalësh me z. Williamson që nga helmimet e Novichok në Salisbury vitin e kaluar.
Në atë kohë, z. Williamson bëri një tallje duke thënë qartë se Rusia duhet ‘të largohej dhe të mshelte gojën’. /Telegrafi/