Shqiponja përfundoi në pjesën e përparme të veturës në lëvizje, u shpëtua pas një intervenimi të mundimshëm (Video)

E publikuar: 20/01/2019 17:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vetura që po lëvizte nëpër një autostradë të Kalifornisë së Shteteve të Shteteve të Bashkuara, e ka goditur një shqiponjë në fluturim, duke bërë që shpeza të përfundonte në pjesën e përparme.

Shoferja që ndaloi skaj rruge, kërkoi ndihmën e një shoferi tjetër, i cili nisi intervenimin e mundimshëm për t’ja nxjerrë kokën nga pjesa e ngushtë e grillit, transmeton Telegrafi.

“Isha duke lëvizur me afro 90 kilometra në orë, kur ndjeva se diçka u përplas në makinë. Më vije mirë që është gjallë” ka thënë shoferja, që në të njëjtën kohë e filmonte ngjarjen.

Burri që po përpiqej ta largonte shpezën, kërkoi të hapej kapaku, ndërsa ankohej se ‘shqiponja mund të më jep një kafshim të fuqishëm, në momentin që unë e lirë’.

Por, për fat të mirë, kjo nuk ndodhi. Me ta nxjerrë me sukses shqiponjën prej grillit, ai e nxori përjashta dhe priti ngadalë, derisa u nis për fluturim, mbase prej stresit që pësoi.

Bazuar në komentet, thuhet se shpeza njihet si shqiponja bisht kuqe, ndërsa nuk bëhet e ditur nëse ka pësuar ndonjë lëndim serioz në qafë apo krahë. /Telegrafi/