Në sheshet publike në të gjithë Kinën, nuk është e pazakontë të shohësh pensionistët që praktikojnë vallëzimin, taijin, apo edhe këndimin.
Dhe zonja Wang Jinxiang nuk është ndryshe – përveçse për dallim nga shumë të tjerë, ajo transmeton shfaqjet e saj në një audiencë me mijëra ndjekës në internet.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 62-vjeçarja është në mesin e një legjioni të shtetasve të moshuar që përpiqen të bëjnë një emër për veten e tyre në skenën masive të medias sociale të Kinës, një botë që zakonisht është e populluar nga të rinjtë.
E pashqetësuar nga dimri i ftohtë, Madam Wang vendosi një shfaqje në një shesh të një stadiumi në Pekin.
“Cila këngë doni të dëgjoni më pas?” i pyet ajo 23.000 ndjekësit e saj ndërsa ajo mbajti një orë të gjatë të veçantë.
Sipas mediave, ajo filloi këtë hobi pasi mësuesaj i nipit të saj shfaqi atë në platformën e saj për të kënduar Quan Min Karaoke, dy vjet më parë. Menjëherë, ajo ra në dashuri.
“Kur fillova të transmetoja drejtpërdrejt, unë u ballafaquara me shumë çështje që ishin shumë problematike. Nuk isha aq e mirë në trajtimin e gjërave teknike në smartphone”, tha ajo për AFP.
Por me kalimin e kohës, zonja Wang mendon se ka gjetur një “dritare” për të shprehur veten dhe tani kalon dy orë çdo ditë të javës duke kënduar.
Kështu, adhuruesit i dërgojnë asaj dhurata virtuale që më vonë mund të “shkëmbehen” në para të gatshme me shuma të ndryshme.
Kina ka një mori aplikacionesh për pagesa dhe platforma të mediave sociale që u lejojnë njerëzve të shkëmbejnë “dhuratat me para”. /Telegrafi/