Gattuso dënohet me një ndeshje

E publikuar: 18/01/2019 03:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajnerit të Milanit, Gennaro Gattusos, i është dhënë dënim për ndalim prej një ndeshjeje për sjellje agresive pas ndeshjes së Supercoppës të mërkurën.

Milani ka pësuar humbje nga Juventusi me rezultat 1-0, me golin e vetëm që e shënoi Cristiano Ronaldo.

Gjyqësia sportive e FIGC-së vendosi të enjten se Gattuso ‘po kërcënonte nga afër gjyqtarit në fund të ndeshjes që e humbi (1-0) Milanit ‘.

Ai protestoi një vendim duke bërtitur dhe më pas iu drejtuan gjyqtarit me gjuhë ofenduese dhe sulmuese para ceremonisë së dhënies së trofeut.

Edhe Franck Kessiet iu dha i njëjti dënim për kartonin e kuq që doli nga VAR.

Po ashtu nga një ndeshje do të pushojnë edhe Alessio Romagnoli dhe Miralem Pjanic pasi kanë mbushur numrin e kartonëve të verdhë.

Franck Kessie . (Photo by Marco Rosi/Getty Images for Lega Serie A)

Gattuso, Kessie dhe Romagnoli do të humbasin të gjithë ndeshjen e ardhshme të Serie A kundër Genoa të hënën.

Pjanic është pezulluar për vizitën e Zonjës së Vjetër në Chievo. /Telegrafi/