Ndeshja e dytë mes Leganes dhe Real Madridit në 1/8 e finales në Kupën e Mbretit përfundoi me rezultat 1-0, por Los Blancos vazhduan në çerekfinale pasi në ndeshjen e parë në Santiago Bernabeu kanë arritur fitore me rezultat 3-0.
Vendasit ishin pak më të mirë pasi skuadra e Santiago Solari ishte me shumë mungesa për shkak të lëndimeve.
Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga sulmuesi Martin Braithwaite në minutën e 30-të. Pjesa e parë i takoi dukshëm më shumë Leganes.
Vinicius Junior gjatë një momenti të ndeshjes ndaj Deportivo Leganes në Kupën e Mbretit (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)
Në pjesë e dytë Reali mbajti më shumë topin dhe tentoi të shënojë gol, por nuk ia arriti.
Reali tani vazhdon në çerekfinale, ndërsa kundërshtarin do ta mësojë me anë të shortit.
Titullarët e Real Madridit ndaj Leganes (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)
Real Madridi gjatë historisë këtë garë e ka fituar 19 herë, së fundmi në vitin 2014. Por, është Barcelona klubi më i titulluar, 30 tituj.
Klubi i dytë me më së shumti trofe është Athletic Bilbao, 23 trofe. /Telegrafi/


















