Mandzukic mund të operohet dhe të mungojë deri në tre apo katër muaj

E publikuar: 16/01/2019 18:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mario Mandzukic mund të kërkojë ndërhyrje kirurgjike dhe në këtë rast nuk do të mund të luante tre apo katër muaj për Juventusin.

Sulmuesi kroat e lëndoi kofshën në javën e kaluar në stërvitje dhe fillimisht u raportua se do të mungonte nga dy deri në katër javë.

Mungesa e Mandzukic do ta detyronte Juven të transferojë sulmues në janar (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, Top Calcio 24 bën të ditur se lëndimi është shumë më serioz sesa ishte menduar në fillim.

Mandzukic mund të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjike dhe në këtë mënyrë mungesa e tij do të ishte shumë më e gjatë.

Në këtë rast, Juve do të duhej të transferonte ndonjë sulmues gjatë këtij afati kalimtar, duke qenë se i vetmi qendërsulmues në bankën rezervë është i riu Moise Kean.

Mandzukic ka qenë vendimtar në disa ndeshje për Juven (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Kujtojmë që gjatë këtij sezoni, Bianconerët kanë pasur disa lëndime, ndërsa Juan Cuadrado dhe Andrea Barzagli do të mungojnë për një kohë më të gjatë.

32-vjeçari ka qenë në formë shumë të mirë këtë sezon duke shënuar tetë gola dhe duke dhuruar tre asistime në Serie A. /Telegrafi/