Të gjithë ata që e kanë kaluar një javë të lodhshme me punë dhe angazhime tjera familjare, atëherë sigurisht se kanë nevojë për një vikend të qetë dhe pushimi në këtë aeroplan të shndërruar në hotel është vendi i përkryer.
Fotografitë e publikuara më poshtë shfaqin aeroplanin e shndërruar në dhomë hoteli, e cila kushton hiq më pak se 80 funte për një natë për katër persona, transmeton Telegrafi.
Aeroplani i vendosur në fshatin Le Haut në pjesën perëndimore të Francës nga jashtë duket si fluturake, por brenda është një tregim krejt tjetër. Pjesa e brendshme është shndërruar në dhomë hoteli, ku nuk mungojnë shtretërit për një person dhe për çifte, tavolina, karriget, kuzhina si dhe tualeti.
Megjithatë për të ruajtur origjinalitetin aeroplani ende ka kabinën e pilotit, por që karriget e pilotit janë zëvendësuar me guaskë të tualetit. Në këtë aeroplani nuk mungojnë as pajisjet për ajrin e kondicionuar, uji i ngrohtë dhe tharësja e flokëve, që ua krijojnë përshtypjen se jeni vërtetë në një dhomë hoteli.
Por, nuk është vetëm aeroplani që mund të merret me qira në fshatin Le Haut, afër tij gjendet edhe një vagon i trenit, prodhim i vitit 1920 i cili është shndërruar në dhomë dhe që mund të akomodojë deri në 12 persona. /Telegrafi/