Irena Ivic është shoferja që ndaloi autobusin në mes të një rruge në Milwaukee të Shteteve të Bashkuara, për të marrë një fëmijë që lëvizte këmbëzbathur në mot të ftohtë.
Me ta futur brenda vogëlushin rreth një vjeçar, që kishte vetëm një veshje të brendshme dhe pelenën, një udhëtar e hoqi xhaketën dhe e mbështolli, transmeton Telegrafi.
Njësitet e shpëtimit e morën fëmijën, që kishte dalë nga shtëpia si pasojë e mos kujdesit nga nëna që vuan nga problemet mendore.
Ende nuk dihet se sa gjatë ka qëndruar përjashta, por nuk raportohet se ka ndonjë pasojë shëndetësore, ndërsa tashmë është bashkuar me babanë.
Autoritetet e shtetit amerikan, e kanë dekoruar shoferen për përkushtimin që kreu dhe shpëtoi një jetë. /Telegrafi/