Norvegjezët përdorin një litar për të pastruar borën nga çatia e tyre, shkaktojnë një “mini-ortek” (Video)

E publikuar: 09/01/2019 20:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një dyshe norvegjeze shkaktoi një “mini-ortek” pasi përdorën një litar për të larguar një grumbull të dendur borë mbi hambarin e tyre.

Siç thuhet, përcjell Telegrafi, njëri prej tyre hodhi litarin mbi çati, duke bërë që partneri i tij të kapte fundin në anën tjetër.

Çifti pastaj e mori atë dhe e tërhoqën nga të dyja anët, duke derdhur borën nga kulmi i shtëpisë në qytetin turistik të skive të Lillehammer.

Plani i tyre i koordinuar pastaj pa sasi të mëdha të borës rrëshqisnin poshtë kulmit dhe rrëzoheshin në tokë, duke shkaktuar një “ortek dramatik”.

Qyteti jugor Lillehammer njihet si vendi i cili përballët me borë për rreth pesë muaj çdo vit. /Telegrafi/