Paul Gardiner nga Afrika e Jugut, rrezikoi jetën për ta kthyer një delfin në det, por e kishte të kotë.
Derisa po vraponte në një bregdet të Kleinemond, 45-vjeçari e kishte parë gjallesën teksa prpëlitej në rërë dhe nisi përpjekjet që ta kthente në ujë, transmeton Telegrafi.
“Për më se 90 minuta, e tërhiqja për ta futur në ujë, por delfini donte të dilte përjashta. Dikur u lodh dhe ngordhi” ka thënë Gardiner.
Ngjarja që ndodhi kur deti ishte i trazuar, ka mundur që t’i shkaktonte probleme serioze këtij burri, që shumë shpesh edhe u përfshi nga valët.
“Kur gjallesat e ujit dalin në breg, në 20 për qin të rasteve ngordhin, sepse nuk duan të kthehen. Jam rritu në bregdet dhe ishte instinkt, që të provoj ta shpëtoj”, ka përfunduar Gardiner. /Telegrafi/