Ndërsa karriera e Cardit ka arritur majat, jeta e saj personale nuk është kaq rozë. Gjërat duket se nuk po shkojnë aspak mirë për reperen e famshme e cila pas tradhëtisë së partnerit dhe ndarjes së bujshme tashmë duket se ka probleme me të bijën.
Ajo e ka bërë të ditur nëpërmjet disa postimeve në instagram që vogëlushja Kulture po lufton me një infeksion të rëndë viral aq sa i është dashur të vendos maskë oksigjeni. Kështu duket në foton e postuar nga Cardi.
Cardi B zbulon se nuk kishte fjetur për 24 orë ndërsa ushqente foshnjën. “Nuk kam fjetur për 24 orë dhe jam kujdesur sëbashku me motrën dhe nënën time. Fëmija im ka një të ftohtë.”-tha ajo.