Anija hapësinore kineze, që ka nisur eksplorimin në pjesën e errët të hënës, e ka përditësuar llogarinë në rrjetin social, për t’i njoftuar njerëzit në Tokë, se si e ka orarin e pushimeve.
Pauza e konsideruar si ‘gjumi i pasdites’ është programuar, që ta mbrojë pajisjen nga i nxehti madh gjatë ditëve lunare, transmeton Telegrafi.
Yutu-2 apo Jade Rabbit 2, ka aterruar në hënë më katër janar dhe pasi provoi nëse i punojnë të gjithë përbërësit, ka nisur pushimin e domosdoshëm.
Pajisja që ka 139 kilogramë dhe gjashtë këmbë të pavarura, do të qëndrojë në qetësi të plotë deri më dhjetë janar. Temperatura deri në 200 gradë Celsius, është e padurueshme për Yutu-2, që mund ta kontrollojë temperaturën trupore vetëm deri në 55 gradë Celsius.
Pasi që qeveria në Kinë i ka mbyllur rrjetet sociale ku bën pjesë edhe Twitter, përditësimet janë bërë në mikroblokun Weibo, i vetmi që mund të shihet në mbarë botën.
“Momentalisht, pjesa e errët e hënës ka hyrë në orët e ditës dhe ka filluar të bëhet nxehtë këtu. Nuk ka atmosferë për ta bllokuar nxehtësinë dhe do bëhet tepër nxehtë. Meqenëse nuk kam kapacitet të mbrohem, më duhet të dremis”, shkruan në postim.
Në postim nuk ka ndonjë imazh që e ilustron ngjarjen, vetëm përditësimit, ku thuhet se ‘xhaketa e arit që e mbulon Yutu-2, është e pamjaftueshme për ta mbrojtur nga i nxehti’.
“Vetëm uroj që flamuri kinez, që me krenari e mbaj në gjoks, të mos pësoi dëmtime, derisa jam në gjumë”, përfundon postimi. /Telegrafi/