I pastrehu që mbeti në binarët e një stacioni në New York, ka shpëtuar pa asnjë lëndim edhe pasi treni i kaloi sipër.
Gjithçka ndodhi derisa 68-vjeçari po përpiqej të merrte një çantë me ushqime, që ia hodhi një mik nga ana tjetër, transmeton Telegrafi.
Meqenëse lëvizte me vështirësi dhe treni i erdh papritmas, ai është shtrirë dhe asnjë pjesë e trupit nuk i është prekur.
“Në çantë kishte oriz, fasule dhe mish peshku, që ia hodhi një mik, por ai nuk i arriti nga platforma dhe iu desh të zbriste poshtë”, ka thënë një i pranishëm.
Sipas tij, i pastrehu nuk arriti të dilte, andaj u shtri që treni t’i kalojë sipër, duke bërë të gjithë të shikojnë të tmerruar.
Atë e kanë shoqëruar forcat e rendit, të cilët pasi e rikrijuan ngjarjen, kërkuan që ai të vendoset në një qendër rehabilitimi dhe t’i gjendej një zgjidhje e banimit. /Telegrafi/