Dera dyshe e një hoteli në Uashington të Shteteve të Bashkuara, është hapur me lehtësi nga një vizitor, nëpërmjet kartelës ‘mos shqetëso’ që varet në dorezë.
Hapësira e madhe mes dy kapakëve, ka mundësuar që letra t’i ndajë dhëmbëzoret për dy sekonda dhe dera të hapet krejtësisht, transmeton Telegrafi.
“Në mes po hynte dritë, sepse dyert nuk ishin mbyllur si duhet, ishte e lehtë të hapej pa vështirësi”, ka thënë vizitori, duke dashur të mbetet anonim.
Pas sekondës së 30-të, në videon e postuar më poshtë, mund të shihni procesin që ka shqetësuar shumë njerëz, nga frika se dhoma e hotelit ku qëndrojnë mund të hapet në këtë formë. /Telegrafi/