Dje reduktoi pritshmëritë e shitjeve të iPhone me 9 miliardë dollarë për tre mujorin e fundit të 2018-ës. Sot aksionet e Apple e hapën ditën në 144 dollarë ose 14 dollarë më pak se një ditë më parë.
Vlera e aksioneve ka rënë në pikën më të ulët që prej një viti e gjysmë. Apple u spostua në vendin e katërt pas Microsoft, Amazon dhe Google si kompania më me vlerë.
Gjigandi Amerikan humbi 57 miliardë dollarë që nga dita e djeshme.
Shefi ekzekutiv i kompanisë Tim Cook fajësoi luftën tregtare me Kinën. Gjithashtu sipas tij rol ka luajtur edhe programin e saj të zëvendësimit të baterive që zgjati përgjatë gjithë 2018-ës.
Që kur u bë kompania e parë trilion dollarëshe në botë vitin e kaluar, Apple ka përjetuar një rënie të vazhdueshme në vlerë tregu.
Kompania ka humbur 450 miliardë dollarë që kur arriti rekordin prej 1.1 trilion dollarësh.
Sipas CNBC Apple ka pësuar humbjen më të madhe në vlerë në një ditë në vetme në 6 vitet e fundit. /PCWorld Albanian