Bretkosat hipën mbi shpinën e gjarprit gjigant, e shfrytëzuan si mjet transportues (Video)

E publikuar: 02/01/2019 10:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekspertët e gjallesave amfibe, janë munduar të shpjegojnë arsyen e ngjarjes, që është konsideruar si rasti më australian i 2018-ës.

Pamjet ku shihet një piton i gjatë tri metra e gjysmë, sipër të cilit qëndrojnë dhjetë bretkosa të mëdha, teksa lëvizin nëpër barin e lagur pas shiut, i kanë hutuar të gjithë, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, ekspertët kanë dhënë disa shpjegime për fenomenin e rrallë që është parë në Kununurra të Australisë.

Mësohet se shumë grabitqarë iu shmangen bretkosave, sepse ka lloje që janë helmuese. Kur këto krijesa ndihen në frikë, lëshojnë një materie të lëngshme që njihet si bufotoksinë, e cila është helmuese për shumë kafshë.

Një shikues, ka shkuar më larg, duke thënë se gjarpri është frikësuar prej tyre dhe vazhdoi t’i transportonte. /Telegrafi/