Produktet “Made in Kosova” depërtojnë në tregjet botërore

E publikuar: 01/01/2019 15:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disa nga produktet që prodhohen në Kosovë kanë arritur të depërtojnë në vendet evropiane dhe botërore, ndonëse me vështirësi. Prodhimet “Made in Kosova” jo rrallë herë hasin vështirësi edhe në tregun vendor, e kalimi i kufijve ka qenë me sfida të shumta tregojnë afaristë nga Kosova. Sipas tyre, konkurrimi me produktet e shteteve të zhvilluara, nuk është proces i lehtë.

Kushtet e vështira financiare, paragjykimet në cilësinë e këtyre artikujve, por edhe mosliberalizimin i vizave për qytetarët e Kosovës për të lëvizur lirshëm në vendete Bashkimit Evropian, janë disa nga arsyet, që importi vazhdon të dominojë dukshëm nga eksporti.

Kompania për prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjetike “Frutex”, nga Suhareka, që një dekadë arritur që produktet e saj t’i eksportojë në shumicën e vendeve të rajonit, por edhe në Austri, Itali, Afrikë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pronari i kësaj kompanie, Shaqir Palushi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se është përballur me sfida të shumta për të siguruar tregje ndërkombëtare, po që cilësia dhe marketingu sipas tij, janë faktorët kryesorë që kanë siguruar treg të jashtëm.

Shkrimin e plotë e gjeni në Radion Evropa e Lirë.#MADE IN KOS