Çfarë ndodh kur ju (nuk) e dëgjoni këtë zë në një aeroplan – a duhet të jeni të shqetësuar?

E publikuar: 29/12/2018 13:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Frika për të fluturuar me aeroplan është plotësisht normale, pasi disa pasagjerë mund të kenë përjetuar një ngjarje traumatike në të kaluarën.

Përndryshe, ka edhe mënyra për të mbajtur qetësinë në një aeroplan, si paketimi i një qeseje, apo edhe madje duke marrë frymë thellë.

Në shumicën e rasteve, nuk ka asgjë që duhet të brengosësh për një fluturim pasi pilotët e dinë se çfarë po bëjnë.

Por çfarë do të thotë kur dëgjoni këtë zhurmë?

Ekspertët e udhëtimit dhe inxhinierët nga faqja Quora kanë zbuluar një zë është ai për të cilin duhet të shqetësoheni, përcjell Telegrafi.

Nëse motorët janë të heshtur kjo do të thotë se ata janë duke funksionuar keq dhe mund të kërkohet një ulje emergjente.

Inxhinier Dave Lindbergh shkroi: “Shqetësim do të duhej të kishit në qoftë se dëgjoni të gjithë motorët të ndalojnë zhurmën”.

“Nëse kjo ndodh, kjo do të thotë se aeroplani duhet të aterrojë sa më shpejt”.

“[Megjithatë] është normale që motorët të bëjnë zhurmë më të vogël kur të përgatiten për ulje”, ka thënë tutje ai. /Telegrafi/