Nathan Rogers ka shpëtuar pasi ra prej barke dhe arriti të kapet për rrjetin e peshkimit, ndërsa u tërhoq për tetë kilometra, nëpër detin e ftohtë në Cornish të Australisë.
Incidenti ndodhi gjatë mesditës, kur peshkatari ishte vetëm dhe po i rregullonte rrjetat, teksa lundra ishte në autopilot, transmeton Telegrafi.
Derisa barka lëvizte me shpejtësi të konsiderueshme, ai e kishte të pamundshme të ngjitej lartë. Këtë ngjarje e kishte parë një 11-vjeçar, që po lundronte së bashku me prindërit dhe u njoftua shërbimi i mbikëqyrjes së bregdetit.
Njësitet e shpëtimit, kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta ndalojnë barkën, për ta nxjerrë Rogers që po mbahej për rrjeta, 28 metra larg barkës.
Atë e kanë dërguar për kontroll në spital, prej nga është lëshuar në shtëpi me gjendje shumë të mirë shëndetësore.
“Duhet t’i falënderohemi 11-vjeçarit, i cili insistoi se e ka parë një njeri. Prindërit e tij, megjithëse nuk i besuan, njoftuar autoritetet që të njoftojmë, pasi jeta e dikujt mund të jetë në rrezik”, thuhet në raportin e njësitit të shpëtimit. /Telegrafi/