Përurohet objekti i ri i Policisë së Kosovës në Shtime

E publikuar: 27/12/2018 14:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Shtimes nëpërmjet një ceremonie solemne të enjten, kanë përuruar objektin e ri të Stacionit të Policisë së Kosovës në qytezën e Shtimes, raporton Koha Ditore.

Në këtë ceremoni përfaqësues të Policisë së Kosovës janë zotuar se do të sjellin siguri më të madhe për qytetarët e Shtimes dhe më gjerë. Në këtë ceremoni, falënderime më të mëdha kanë marrë ish komandanti i Stacionit të Policisë së Kosovës në Shtime, Enver Abdyli, si njëri ndër iniciatorët për nisjen e këtij projekti dhe kryetari i komunës së Shtimes Naim Ismajli, i cili kishte ndarë një parcelë të veçantë për këtë objekt dhe ka finalizuar të gjitha procedurat për leje ndërtimore. Ky objekt i ka kushtuar buxhetit të Policisë së Kosovës 350 mijë eurosh.

Ministri i Punve të Brendshme të Kosovës Ekrem Mustafa, tha se janë të përkushtuar vazhdimisht që me mundësitë tona buxhetore të krijojmë kushte sa më kualitative për punë, andaj objektiv i yni është se krahas hapësirave të reja të krijojmë edhe infrastrukturë përcjellëse logjistike.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, tha se ky objekt do t’i përmbush të gjitha kërkesat dhe nevojat e zyrtarëve të stacionit policor të Shtimes në mënyrë që të ofrojnë siguri dhe shërbime sa më të mira për qytetarët e kësaj komune dhe më gjerë. “Synojmë të kemi sa më shumë rezultate dhe sa më shumë angazhim e transparencë. Po ashtu angazhim i përbashkët do të vazhdoi me partnerët kryesor, me popullin e Kosovës sëbashku me mediat të cilat e pasqyrojnë punën e policisë së Kosovës, e pasqyrojnë gjithë atë angazhim pozitiv dhe në të njëjtën kohë e pasqyrojnë edhe ndonjë lëshim eventual që mund të ndodh gjatë punës sonë”, ka thënë midis të tjerash Qalaj.