Motrat Gigi dhe Bella Hadid janë dy super-modelet më të kërkuara. Ato janë shumë të suksesshme por edhe konkurrente me njëra-tjetrën.
Gigi i ka rrëmbyer motrës më të vogël titullin duke u kurorëzuar modelja “Top Cover Model”. 23-vjeçarja është shpallur modelja që ka mbuluar më shumë kopertina revistash se çdo kush tjetër për vitin 2018.
Ylli i pasarelave është shfaqur në 11 kopertina revistash për këtë vit. Por ky nuk është suksesi i vetëm i Gigit, e cila është shpallur një nga modelet më të paguara për 2018-ën.
Përveç kësaj, ajo ka sfiluar për pothuajse të gjitha koleksionet pranverë/verë 2018, nga Versace deri tek Stuart Weitzman./atsh