Emri i Adama Traore fillimisht në media ishte lakuar për fizikun e tij sa ishte pjesë e Barcelonës dhe se shikohej si një futbollist me të ardhme të madhe.
Por, pasi spanjolli ishte një talent në rritje dhe kishte nevojë sa më shumë minuta në fushë, ai u largua nga Barça për t’iu bashkuar skuadrës angleze, Middlesbrough.
Sulmuesi bëri një tjetër ndryshim në karrierën e tij, në verën e 2018 iu bashkua Wolverhampton Wanderers. Por, deri më tani kjo lëvizje nuk ka dal të jetë e menduar mirë pasi në 15 paraqitje, 11 i ka nga banka rezervë.
Adama Traore në një duel me James Milnerin gjatë ndeshjes LFC-Wolves (Foto: David Rogers/Getty Images/Guliver)
Traore njihet për shpejtësinë e tij, ai është lojtari më i shpejtë në FIFA 19 (video lojë) dhe me këtë rast ai kishte thënë: “Padyshim që Bolt do të më mposhte në një garë 100 metërshe në pistën e vrapimit. Por, në bari, në 30 metra me top në këmbë? Do të fitoja garën çdo herë”.
Edhe pse kanë kaluar muaj nga kjo deklaratë 22-vjeçarit, tani ajo është rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes.
Liverpooli e fitoi ndeshjen me rezultat 0-2, ishte Virgil van Dijk ai që e shënoi golin e fundit në takim (Foto: David Rogers/Getty Images/Guliver)
Shumë tifozë kanë filluar ta shpërndajnë pasi në ndeshjen mes Liverpoolit dhe Wolves, Traore humbi një duel vrapimi me mbrojtësin shtatlartë të Reds, Virgil van Dijk.
Komentet e tifozëve në rrjetet sociale kryesisht kanë qenë në formë të shakasë, duke thënë se si Traore ka menduar të triumfonte ndaj Boltit, ku fillimisht nuk e arriti ndaj yllit holandez të LFC-së. /Telegrafi/


















