Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka thënë se nëse në dialogun Kosove-Serbi do të përfshihen edhe SHBA-të, atëherë Beogradi do të thërrasë edhe Rusinë që të merr pjesë në dialog, transmeton “Zëri.info”.

“Nëse ka ndryshuar forma e dialogut mes Kosovësdhe Serbisë, në atë mënyrë që në dialog të përfshihet edhe Amerika, atëherë pala serbe duhet të telefonojë Federatën Ruse për të marrë pjesë”, ka thënë Daçiç për RTS-në, shkruan ‘B92’, përcjell “Zëri.info”.
Media serbe shkruan gjithashtu se autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur se që nga janari e deri në fund të pranverës, dialogu mes Beogradit dhe Prishtinë do të hyjë në një fazë të re në të cilën do të përfshihet edhe Uashingtoni.
Daçiq ka komentuar edhe letrën që presidenti i SHBA-ve Donald Trump u ka dërguar presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiqit. Sipas Daçiq kjo letër është në shenjë që Amerika është e angazhuar për arritjen e një kompromisi në mes vendeve./ZERI