Dimër në Mars: Krateri prej 80 kilometrash, i mbuluar nga një shtresë akulli (Foto)

E publikuar: 22/12/2018 10:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ngjanë sikur një imazh i përkryer kartolinash, pikërisht në kohën e festave të fundvitit.

Agjencia Evropiane e Hapësirës, Mars Express ka shpërndarë disa fotografi magjepsëse, të realizuar në planetin e kuq, transmeton Telegrafi.

Në to shfaqet krateri Korolev me 80 kilometra gjerësi, që ndodhet në ultësirat veriore të Marsit.

Harta topografike e kraterit të mbuluar nga akulli

Akulli besohet se është shkaktuar nga një ‘kurth i të ftohtit’, që ka ngrirë gazrat që janë lëshuar prej pjesës së poshtme të kraterit. Madje, ky lloj dimri është i përhershëm, pasi është shtresë akulli prej më se dy kilometrash, ndërsa nuk është borë.

Krateri Korolev i mbuluar nga akulli

Erërat që fryjnë në atë zonë, ftohen edhe më shumë dhe bien në sipërfaqe, duke krijuar një shtresë gjithnjë e më të ftohtë. Në formë mburoje, shtresa e ruan akullin dhe e mbanë në gjendje të fortë, duke ia pamundësuar ngrohjen dhe zhdukjen.

Njëri nga ‘shiritat’ që më pas u bashku në një tablo

Kamera speciale e agjencisë evropiane, ka marrë imazhet e pesë ‘shiritave’ të kraterit, për t’i kombinuar më pas në një kuadër të vetëm, në pamundësi që ta realizojë një tablo të vetme. /Telegrafi/