Mark Rober është eksperti i NASA-s, i cili krijoi një mekanizëm, i cili do identifikonte dhe turpëronte ata që vjedhin pakot e lëna para dyerve të huaja.
Pasi ra viktimë e vjedhjes së një dërgese që i erdhi me postë, ndërsa policia i tha se nuk ia vlen të hetohet rasti, ai nisi të punojë për të bërë diçka në këtë drejtim, transmeton Telegrafi.
Brenda një pakojë të Amazonit, ai futi një pajisje që rrotullohet, në të cilën zbrazi xixa të shumta, një sprei që lëshon erë kutërbuese, GPS si dhe katër telefona të filmojnë nga çdo kënd.
Me hapjen e kapakut, aktivizohen mekanizmat dhe hajnat që e vodhën kutinë, ‘shpërblehen’ me xixa për plaçkën që kryen. Derisa shfaqja e tyre në filmim, mjafton që të dalin para drejtësisë.
“Fabula e krejt kësaj, është që të mos i merrni gjërat që nuk janë tuajat. Respektoni të huajën dhe do kurseheni prej këtyre situatave”, ka thënë Rober.
Në fund të demonstrimit dhe paraqitjes së rasteve të hajnave, ai ka kërkuar që të bëhet kujdes edhe në blerjet përmes Internetit, të shmangen vizitat në ueb-faqe të dyshimta. /Telegrafi/