Muzika Reggae është shtuar në listën e trashëgimisë kulturore të paprekshme, ku Kombet e Bashkuara kanë thënë që ky është një zhanër që duhet mbrojtur dhe promovuar.
Muzika reggae, e cila ka prejardhjen prej Xhamajkës nga vitet 1960, duke falënderuar artistët si “Toots”, “Maytals”, “Peter Tosh” dhe “Bob Marley”, u vendos në këtë listë si trashëgimi kulturore e paprekshme. Reggae është një muzikë socio-politike, sensuale dhe shpirtërore, ka thënë UNESCO.
Reggae u bë e njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por lulëzoi në Britaninë e Madhe, e cila u bë shtëpi për shumë emigrantë xhamajkanë, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Përfaqësuesi i kësaj muzike është padyshim Bob Marley, i cili për xhamajkenët është një revolucionar që nëpërmjet këngës zgjonte ndërgjegjen ndër masat kundër anarkistëve në pushtet.
Falë koncerteve të shumta që zhvilloi në Afrikë, ai u bë urë lidhëse mes Xhamajkës dhe pjesës tjetër të kontinentit. Por, mbi të gjitha Marley ishte zëri i dashurisë romantike dhe vëllazërore në mbarë botën. Disa nga këngët më të dëgjuara të Bob Marley-t janë këto si: “Is this Love”, “No Women No Cry”, “Could You Be Loved”, ” I Shoot The Sherif” e të tjera.
UNESCO e ka vlerësuar këtë muzikë si unike dhe me një kontribut të rëndësishëm në botë për çështjet e padrejtësisë, rezistencës, dashurisë dhe njerëzimit dhe që ka përcjellë mesazhe të forta për njerëzimin.