“Ndonjëherë jeta të kthehet mbrapsht”.
Kështu ka thënë Ariana Grande për të shpjeguar pse pema e Krishtlindjeve dhe festave të fundvitit është vendosur mbrapsht, me kokë poshtë.
Këngëtarja ka shpërndarë një video në rrjetet sociale që tregon pemën e Krishtlindjeve të dekoruar me drita ndriçuese dhe çorape të Santas [Babagjyshit] që varet nga tavani.
Ariana Grande ka pasë një jetë të trazuar, vitin e fundit.
Në muajin maj, më shumë se 20 njerëz vdiqën pas një sulmi me bombë në koncertin e saj në Manchester, Angli.
Në muajin shtator, Mac Miller ka vdekur, pas një overdoze.
Një muaj më vonë, ajo dhe Pete Davidson janë ndarë, vetëm disa muaj pasi ata ishin fejuar.
“Nuk mund t’i them as ‘mirëmëngjes’ dikujt pa qarë. Por megjithatë, mendoj se nuk ka më diçka prej të cilës kam frikë. Kur jeta të përballë me sfida të tilla kaq serioz, prioritetet ndryshojnë. Nuk mërzitem më. Dua të jem vetëm e lumtur dhe e shëndetshme…dhe të bëjë muzikë, një ditë”, ka thënë Grande duke folur për vitin e saj të vështirës që e ka kaluar./prive.al