Ankorohet në Sarandë ‘Perla e zezë’, superjahti që kushton 200 milionë euro (Video)

E publikuar: 19/12/2018 22:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bregdeti i Sarandës është kthyer në një atraksion për turistët jo vetëm për stinën e verës, por edhe të dimrit.

Në qytetin bregdetar është ndalur sot një ndër jahtet më të bukur dhe më të mëdhenj në botë, me emrin “Black Pearl”.

Sipas mediave shqiptare, jahti luksoz është 106 metra i gjatë dhe ka flamur islandez.

Ai është ankoruar mëngjesin e sotëm në portin e Sarandës, ndërsa vinte nga Qipro për turizëm si dhe për furnizim me karburant.

“Perla e Zezë” me vlerë 200 milionë dollarëve është prodhuar në vitin 2016 dhe është në pronësi të biznesmenit rus Oleg Burlakov.

Jahti i dizajnuar nga dyshja ‘Alfa Nero’ dhe ‘Seven Seas’, ka gjashtë kabina dhe për herë të parë doli në det në Roterdam të Holandës.