Njihuni me parukierin spanjoll që në vend të gërshërëve përdor shpatat e samurajëve (Video)

E publikuar: 19/12/2018 15:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një parukier spanjoll ka gjetur një metodë të pazakontë për t’ua prerë flokët klientëve – ai në fakt përdor shpatat e samurajëve.

Parukieri Alberto Olmedo që jeton dhe vepron në Madrid, thotë se përdor shpatat për t’ua prerë flokët në mënyrë precize klientëve, transmeton Telegrafi.

Në vend të gërshërëve ai preferon në duar të mbajë shpatat shumë të mprehta, që pa ndonjë problem dhe hezitim i përdor në kokat e klientëve siç edhe mund të shihet në videon e publikuar më poshtë.

Shumë klientë të tij kanë mbetur të habitur me metodën që ai e përdor në lokalin e tij, sa që shumë prej kureshtjes qëndrojnë me orë të tëra tek ai për ta parë nga afër punën e tij. /Telegrafi/