Dronët ‘kalashnikovë’ identifikojnë nëndetëset deri në 100 kilometra largësi (Foto)

E publikuar: 18/12/2018 16:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kalashnikov ka prezantuar dronët e sofistikuar të quajtura ZALA, me të cilat do të mbrojnë asetet e Rusisë në Arktik.

Sipas prodhuesit të armëve, këto pajisje do të ofrojnë shërbime vëzhgimi përgjatë gjithë kohës, për të kontrolluar perimetrin e caktuar, transmeton Telegrafi.

Në këta dronë janë vendosur pjesët e avancuara, që iu mundësojnë të mbledhin të dhëna edhe për nëndetëset që ndodhen në 100 kilometra largësi.

“ZALA e Arktikut ka mundësi të ndihmojë në çështje civile dhe ushtarake, për të mbrojtur zonën tokësore dhe atë ujore, qoftë edhe nëse ka sipërfaqe të trash akulli”, ka thënë udhëheqësi i Kalashnikov Group, Vladimir Dmitriyev.

Raportohet se këta dronë mund të japin informata të vlefshme lidhur me nëndetëset, si madhësinë, kursin, shpejtësinë, madje edhe emrin. Është i pajisur edhe me sistemin e veçantë të lëvizjes, që është ekuivalenti rus për GPS.

Që ta kenë pamjen sa më të qartë, dronëve ‘kalashnikovë’ iu janë vënë kamera me nga 24 pxl, me mundësi të ndërrimit të lentave.

Derisa bateria iu zgjatë nga pesë orë, radio kanalet që ka ZALA, i mundëson të dërgojë pamje dhe imazhe infra të kuqe në kohë reale. /Telegrafi/