Një i ri ka arritur që një kamion të vjetër të ushtrisë ta shndërroi në një shtëpi të vogël me rrota, dhe tani nuk po ka nevojë të paguaj faturat e qirasë dhe komunali tjera.
Tom Duckworth, 24-vjeç, ka kaluar shumë kohë duke restauruar vetura të vjetra dhe kështu ka arritur që një kamion të vjetër ta shndërroi në një “shtëpi të përkryer për jetesë”, transmeton Telegrafi.
Ai zgjodhi kamionin e vjetër ushtarak Bedford MJ dhe i kaloi plot një vit dhe 15 mijë funte investime, për ta transformuar mjetin ushtarak në një shtëpi mobile prej 8 metrave katrorë.
Duckworth nga Bath, ka deklaruar se gjithmonë ka dashur të jetojë në një vend ku nuk ka nevojë ta paguaj fatura – kështu instaloi edhe panelet solare dhe sistemin që pastron shiun dhe e shndërron në ujë të pijshëm.
Ai ka krijuar hapësirë të mjaftueshme për të fjetur, gatuar, pastruar dhe të pushojë në kolltuk. /Telegrafi/