Numër i madh bankënotash ka rënë sipër banorëve të një lagjeje me të ardhura të vogla në Hong Kong të Kinës, duke bërë që ata të grumbullohen për t’i mbledhur.
Të gjithë ishin njoftuar se në kohë të caktuar, do binin ‘para nga qielli’ edhe pse nuk ishte saktësuar se kush do t’i hidhte, apo nëse vërtetë do të ndodhte, transmeton Telegrafi.
Derisa gjithçka transmetohej Live në Facebook, nisën të binin tufa të mëdha të kartëmonedhave prej 100 dollarë kinezë, që kanë vlerën e rreth dhjetë eurove.
Raportohet se janë shpërndarë afro 21 mijë euro, por nuk dihet zyrtarisht se kush i ka hedhur.
Sipas të gjitha gjasave, këtë aktivitet e ka bërë Wong Ching-kit që shihet në fillim të videos. Për përdoruesit e rrjeteve sociale, 24-vjeçari është i njohur si ndërmarrës i aftë, në botën e parave digjitale.
“Unë vjedh nga të pasurit, që t’ju shërbej të varfërve. Më gëzoi fakti, që shumë njerëz mblodhën para” ka shkruar më vonë Ching-kit. /Telegrafi/