Pas përfundimit të festivalit “Kënga Magjike”, të gjithë shikuesit kanë një pyetje të madhe që po i bren nga brenda: “A është Flori Mumajesi dhe Kejsi Tola, çifti më i ri i showbiz-it?”
Fillimisht, Kejsi Tola nuk pushonte me falenderimet për kompozitorin e këngës, pra për Flori Mumajesin. Në “E diela Shqiptare” të dielën e shkuar, teksa shprehte vlerësimin ndaj tij, Flori u përgjigj: “S’ka problem, më ke mua”.
Të gjithë mbetëm pa fjalë, kur Flori nuk e la vetëm dhe vrapoi drejt saj të vallëzonte në skenën e “E diela Shqiptare”. Vështrimet që ata i hidhnin njëri – tjetrit gjatë vallëzimit, dukeshin aq të ngrohta si të ishin të dashuruar.
Nuk mbaron me kaq, këngëtari publikoi foton ku kapeshin dy duart e tyre, ndërsa lart shkruhej një pjesë e tekstit të këngës.
Në darkën e artistëve të “Kënga Magjike”, Kejsi qëndronte e ulur pranë Florit. Rastësi?!