
epa06600404 Minister of Foreign Affairs of the Republic of Kosovo Behgjet Pacolli reacts during a joined press conference with his Slovenia’s counterpart Karl Erjavec (not in picture) in Pristina, Kosovo, 13 March 2018. Minister of Foreign Affairs of Slovenia Karl Erjavec is on one-day official visit in Kosovo. EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se rezoluta e Kuvendit të Kosovës për dialogun që do të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është lajmi tjetër pozitiv i avancimit të pjekurisë politike dhe shtetërore.
“Republika e Kosovës do ta përmbyllë suksesshëm këtë proces të rëndësishëm, përkundër vështirësive të shumta.Uniteti politik dhe institucional është i domosdoshëm”, tha ai në rrjetin social Facebook.
Më tej ai shtoi se qytetarët janë ata që në fund, nëpërmjet referendumit do ti japin legjitimitet secilit vendim ,njofton Klan Kosova.


















