Ushtria britanike e ka testuar aeroplanin A400M Atlas, që peshon 120 tonelata dhe e aterroi suksesshëm edhe në plazh.
Kjo manovër ushtarake, u realizua në një bregdet të Wales në përpjekje që të zgjerohen mundësitë, në mënyrë që kjo fluturake të mund të ndalojë edhe në terrenet më të vështira, transmeton Telegrafi.
Pilotët e trajnuar mirë, kanë arritur që ta aterrojnë fluturaken në rërën e lagur, para se ta nisin sërish në fluturim.
Me katër motorë të fuqishëm, aeroplani mund të bartë deri në 25 mijë tonelata, për të intervenuar në situata të ndryshme. /Telegrafi/