Misioni kinez për në anën e errët të Hënës, ka shënuar sukses, pasi ndodhet në një hapësirë të qëndrueshme të orbitës lunar.
Udhëtimi prej 850 mijë kilometrave u kompletua për 110 orë, aq sa iu nevojit Chang’e-4 për të hyrë në një orbitë eliptike, 124 kilometra mbi sipërfaqe, transmeton Telegrafi.
Pritet që të ndalojë në anën e errët gjatë muajit janar, por agjencia e mbyllur shtetërore, ka nguruar të japë ndonjë informatë.
Sateliti është nisur nga Sichuan i Kinës më shtatë dhjetor, ndërsa pas hulumtimit prej 27 ditëve në hapësirë, pritet të ketë një ‘ulje të butë’ në sipërfaqe.
Caku i fluturakes është krateri Von Karman, më i madhi në të gjithë sistemin solar me 24 kilometra gjerësi dhe 12 kilometra thellësi.
Eksplorimi i sipërfaqes ranore, do të hedhë dritë mbi gjeologjinë dhe historinë e sipërfaqes, që nuk është hulumtuar kurrë më parë. /Telegrafi/