Kompania që merret me sigurinë në internet, SplashData ka përmbledhur 25 fjalëkalimet më të dobëta të 2018-ës, me ‘123456’ dhe ‘password’ që janë më të përdorurat për pesë vjet me radhë.
Me gjithë kërkesën e madhe dhe përpjekjet për ngritjen e vetëdijes, shumë përdorues po dështojnë të krijojnë fjalëkalime të sigurta për pajisjet dhe llogaritë e tyre, transmeton Telegrafi.
Hulumtimet e bëra këtë vit, në pesë milionë llogari të hakuara, del se dhjetë për qind e këtyre fjalëkalimeve, gjenden në mesin e 25 formave më të këqija.
‘Qwerty’ që janë shkronjat e para në tastierë, nga lartë majtas, ‘admin’ dhe ‘futboll’ janë në mesin e këtyre fjalëkalimeve, që iu kërkohet t’i shmangni, bashkë me ato si ‘111111’ apo ‘123123’.
Njohësit e sigurisë, kërkojnë që në fjalëkalime të mos përfshihen numrat e zakonshëm, emrat e të famshmëve apo hobitë e ndryshëm. Për një llogari të siguritë, rekomandohet fjalëkalime që kanë fjalë dhe numra të kombinuara. /Telegrafi/
Linsta me 25 fjalëkalimet më të dobëta:
1 123456
2 password
3 123456789
4 12345678
5 12345
6 111111
7 1234567
8 sunshine
9 qwerty
10 iloveyou
11 princess
12 admin
13 welcome
14 666666
15 abc123
16 football
17 123123
18 monkey
19 654321
20 !@#$%^&*
21 charlie
22 aa123456
23 donald
24 password1
25 qwerty123