Alejandro ‘Willy’ Ramos ka mbetur me gjoks dhe duar të fryra sikur Popaji, pas një aksidenti që pësoi derisa ndodhej në thellësi të bregdetit Pisco në Peru.
Anija që kaloi në atë zonë, ia shkëputi 57-vjeçarit gypin me të cilin furnizohej me oksigjen dhe ai u detyrua të dilte më shpejtësi përjashta, transmeton Telegrafi.
Kjo ishte mënyra e vetme që Willi të mbetej gjallë, por dalja e shpejtë dhe ndryshimi i menjëhershëm i presionit, ka bërë që trupi tij të pësoi dëme të pariparueshme, duke iu shtuar njëherësh edhe 30 kilogramë.
Notimi për 30 metra deri në sipërfaqe, ka bërë që presioni t’ia mbushi trupin me azot, kemikal që u depozitua në shtresën e tij dhjamore, për të mbetur aty përgjithmonë.
Në rrethana normale, zhytësit duhet të dalin ngadalë, sepse azoti kthehet në gjendje të gaztë dhe mund t’ju bllokojë sistemin e qarkullimit të gjakut.
Por, në aksidentin që ndodhi para katër vitesh, Willy kishte shumë nevojë për ajër dhe nuk mundi të dilte ngadalë.
Peshkatari që merrej me mbledhjen e guaskave që ndodhen në thellësi të detit, tani është i papunë shkaku i gjendjes trupore. /Telegrafi/