TDimë që me “Joker”, “Warner Bros.” ka ndërmend që të krijoje një lloj të ri cinecomic. Filmi do të tregojë historinë e origjinës të Joker, por e filtruar ndërmjet vështrimit të Arthur Fleck, komik i dështuar i interpretuar nga Joaquin Phoenix. Ky projekt ka nisur xhirimet dhe tani ka edhe historinë zyrtare.
“Joker do të jetë një histori origjinale, që do të tregojë diçka që nuk është parë kurrë në ekran. Eksplorimi i Arthur Fleck (Joaquin Phoenix), një njeri i margjinalizuar nga shoqëria, nuk është vetëm një studim i kujdesshëm i një personazhi, por edhe një përrallë alegorike me vlerë universale”.
“Joker”, me regjisor Todd Phillips, është frymëzuar nga “Taxi Driver” e Martin Scorsese dhe Robert De Niro do të ketë rolin e një drejtuesi të rëndësishëm të një shfaqjeje për krijimin e personalitetit të personazhit negativ. Ai që do të interpretoje babain e Batman, Thomas Wayne, i përshkruar si një peshkaqen i financave shumë i ngjashëm me Gordon Gekko dhe Donald Trump, do të jetë Brett Cullen.