Lukla Airport që cilësohet si një ndër aeroportet më të rrezikshme në botë, ka një pistë të shkurtër prej vetëm 30 metrash, ndërsa ndodhet në 600 metra lartësi.
Pamjet e përmbledhura nga Cargosportter, kanal në Yotube që merret me aktivitete të aeronautikës, tregojnë aterrimet e vështira të aeroplanëve me pasagjerë, transmeton Telegrafi.
Ndalesat realizohen me shumë kujdes dhe përpikëri, duke mos i lënë hapësirë pilotit të lëshojë ndonjë gabim në momentin e nisjes.
Shkaku i kushteve dhe terrenit të vështirë në këtë aeroport që ndodhet në Himalaje, autoritet e Nepalit kërkojnë pilotë të specializuar, me së paku 100 fluturime, në mënyrë që gjithçka të shkojë me sukses. /Telegrafi/