Hiti më i suksesshëm i momentit në arenën ndërkombëtare ka “vulën” e një artisteje shqiptare.
“Thank you, next” nga Ariana Grande arriti të thyejë rekorde që në momentet e para të publikimit në Youtube. Projekti që i dedikohet ish-partnerëve të këngëtares ishte ideja e mikeshës së ngushtë të Arianës, shqiptares Njomza.
Ishin fansat ato që donin të dinin se si lindi ideja e kësaj kënge që u kthye shumë shpejt në hit.
“Ishte një ditë shumë e vështirë në New York dhe miqtë e mi më dërguan në dyqanin e Tiffany’S. Ne pimë shumë shampanjë dhe bleva unaza për të gjitha. Ishte çmenduri dhe shumë argëtim. Dhe duke u kthyer, Njomza tha: ‘Kjo duhet të kthehet në një këngë’. Kështu që ne e shkruam atë pasdite”, tregoi Ariana në një postim në Twitter.
Edhe Njomza është këngëtare që bën projekte muzikore në gjuhën angleze.