Pëllumbat po u shkaktojnë bezdi të konsiderueshme, zyrtarët planifikojnë t’i kapin mbi 5 mijë dhe t’i lëshojnë në zona rurale (Foto)

E publikuar: 11/12/2018 06:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarët e qytetit Cadiz të Spanjës, po planifikojnë t’i kapin pëllumbat e bezdisshëm dhe t’i dërgojnë në zona rurale, disa kilometra larg, si alternativë për t’i mos i eliminuar fizikisht.

Ende nuk është gjetur mënyra se si do kapen mbi 5,000 shpezë të tilla, që të lëshohen afro 800 metra më larg, si pjesë e kampanjës më humane për të mos i ekzekutuar apo helmuar, transmeton Telegrafi.

Alvaro de la Fuente, që merret me çështjet e ambientit, është pajtuar me vendimin dhe konsideron se kjo formë është më e respektueshme dhe e qëndrueshme, që të kontrollohet popullsia e pëllumbave të zonës, që ka kaluar numrin e 8,000 anëtarëve.

Qyteti Cadiz, që po bezdiset prej pëllumbave

Numri i tyre konsiderohet se është katërfishuar, duke shkaktuar papastërti të mëdha nëpër qytet, si dhe shqetësim direkt për ata që pushojnë në parqe dhe vizitorëve në tarracat e kafeneve.

“Me se 20 për qind e biznesit, na ka rënë si pasojë e pëllumbave”, ka thënë pronari i një lokali. /Telegrafi/