Dimri veçse ka arritur dhe Berlini, sikurse shumë vende të tjera pritet të jetë i ftohtë, duke u bërë shpejt një vend tek i cili zakonisht nuk do të donit të qëndronit jashtë, sidomos natën.
Por ky shqetësim, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është më i madh, sidomos për të pastrehët e qytetit.
Megjithatë, duke falënderuar një iniciativë, ky shqetësim i tyre, nëse jo në tërësi, do të jetë më i vogël,
Kjo pasi që, siç bëhet e ditur, kjo mund të ndryshojë – falë disa klubeve në zonën Kreuzberg-Friedrichshain.
Një natë çdo javë në janar dhe shkurt, Astra Kulturhaus dhe Bi Nuuwill hapin dyert e tyre për të pastrehët, duke shkurtuar oraret e tyre të koncerteve për të siguruar vende të ngrohta për të fjetur gjatë muajve më të ftohtë të vitit.
Është një lëvizje e përgjegjshme dhe bamirësie, dhe shpresohet që gjëra të tilla të ndodhin edhe në vende të tjera, në të ardhmen. /Telegrafi/