Kjo dietë do t’iu ndihmojë njerëzve me mbipeshë që ta largojnë dhjamin e grumbulluar përreth organeve të brendshme, përfshirë pankreasin, gjë e cila më pas e shkakton diabetin e tipit 2. Për trajtimin e diabetit, sistemi shëndetësor britanik e shpenzon 10% të buxhetit të vet. Kjo sëmundje mund të shkaktojë verbim apo amputim të gjymtyrëve.
Kjo masë është përpjekje për ta parandaluar rritjen e shpejtë të numrit të personave me mbipeshë. Në vitin 2016, dy të tretat e të rriturve dhe një e treta e fëmijëve kishin probleme me mbipeshën. 617 mijë persona ishin shtruar në spital për një vit shkaku i mbipeshës. Programi për parandalimin e diabetit ofron ndihmë dhe mbështetje për të humbur peshë dhe për ta bërë një jetë fizikisht më aktive.
Një organizatë për diabetin i ka rekrutuar më herët 300 persona me diabet të tipit 2 nga Skocia, për ta testuar dietën me lëngje, e cila nuk ka më shumë se 800 kalori. Ky testim zgjati tre muaj. Pas një viti, shenjat e sëmundjes u zvogëluan dukshëm. 86 për qind e personave që humbën më shumë se 15 kilogramë, ishin në gjendje më të mirë shëndetësore sesa para fillimit të dietës, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express./Përktheu: Nasuf Abdyli/


















