Një grua nga Ukraina pretendon se nuk i ka prerë flokët prej moshës pesëvjeçare, dhe tani ato janë mbi dy metra të gjata.
Bëhet fjalë për 33-vjeçaren Alena Kravchenko, e cila është një biznesmene e suksesshme dhe nënë e binjakeve Valeria dhe Miroslava, transmeton Telegrafi.
Alena nga Odessa e Ukrainës, ka pranuar se sekreti i flokëve të shëndetshme dhe me plotë shkëlqim është se i pastron vetëm një herë në tri javë.
“I dua flokët që më shkëlqejnë dhe më pëlqen të kujdesem për to. Por, më duhet të pranojë se nuk i pastroj shpesh, pasi që produktet e ndryshme mund t’i bëjnë fijet e flokëve edhe më të dobëta. Më pëlqen të jem natyrale dhe vajrat natyralë i mbrojnë më së miri flokët dhe shkëlqimin, ka deklaruar ukrainasja 33-vjeçe.
Edhe pse i ka prerë vetëm njëherë flokët në jetë kur ishte pesëvjeçare, Alena me emocion kujton thënien e nënës së saj Angela e cila vazhdimisht ia përsërit se floku i gjatë është shumë i rëndësishëm për një femër. /Telegrafi/