Rrugët e suksesit ndërkombëtar po hapen për Arjola Shehun.
Arjolën do e shohim në ekran në vitin 2019, por jo në një ekran shqiptar.
Ka qenë vetë moderatorja e cila nëpërmjet një video-je dhe disa fotove në postuar në “InstaStory” ka njoftuar se do të jetë prezantuese e një emisioni italian, në “Rai”.Arjola do të prezantojë programin “Tipicita 2019”, në krah të së cilës do jetë edhe Marco Ardemagni.
“Debutimi im në një prodhim 100% italian”- shkruan ajo në mbishkrimin që shoqëron videon e postuar në Instagram.