Të jetosh dy stinë të ndryshme në të njëjtën kohë. Kjo ka ndodhur këtë fillim dhjetori në Antalia të Turqisë, një destinacion i preferuar edhe për turistët shqiptarë.
“Hurriyet” ka publikuar pamje në të cilat në njërin krah shfaqen turistët duke u hedhur në det, ndërsa në tjetrin shfaqen të rinj duke luajtur me topa bore në lartësinë 2 365 metra mbi nivelin e detit.
Teksa në shumë zona të vendit temperaturat kanë rënë ndjeshëm duke mos munguar as reshjet e dëborës, në bregdetin e Kemerit temperaturat kanë shënuar 22 gradë Celsius.
Kjo ka bërë që turistë të shumtë të shfrytëzojnë mundësinë edhe për të notuar në këtë fillim dhjetori, përcjell tvklan.al.
Viktor Kostenko (29) nga Ukraina tha se vinte nga Kievi ku temperatura shënonte -8 gradë Celsius dhe se temperaturat në bregdetin e Kemerit ishin shumë të larta.