Dasmorët mbyllën sytë gjatë ceremonisë, u solidarizuan me nusen që ka shikim të dobësuar dhe nuk e ka parë kurrë burrin (Video)

E publikuar: 28/11/2018 17:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Stephanie Agnew nga Australia, u martua me dashurinë e jetës së saj Robbie Campbell, në një ceremoni martesore që nuk dallon shumë prej të tjerave – derisa nuk shikohet se çfarë po bënin dasmorët gjatë ceremonisë së betimit.

Për të mos parë momentin kur ata shkëmbenin betimet për jetë të përjetshme, 54 të ftuarit i mbyllën sytë në shenj solidariteti, që të përjetojnë atë që ndjen edhe nusja – duke mos parë asgjë, transmeton Telegrafi.

Njëjtë sikur nëna saj edhe Agnew e ka trashëguar të njëjtën gjendje të shikimit, që nuk është verbëri e plotë, por mund të sheh dobët në dritë të fortë.

“Stafi që e organizuan dasmën, ishin shumë bashkëpunues me nusen, duke ia përshkruar në detaje të gjithë organizimin, që ajo të ndjejë gjithçka sa më pranë”, ka thënë Campbell.

Madje, në sallë dhe buqetën e saj u vendosën lule me aromë të mprehtë, që ajo t’ju nuhatë aromën, pasi nuk mundet t’i sheh.

Kur mësuan se ajo nuk e ka parë kurrë bashkëshortin e ardhshëm, organizatorët propozuan që të shpërndajnë pëlhurat speciale për mbylljen e syve dhe të gjithë pranuar t’i bartin me shumë dëshirë. /Telegrafi/