Milioneri nga Londra që martua me dadon e fëmijëve të tij, është detyruar t’ia jepte asaj pas shkurorëzimit, katër prej 12 milionë eurove të pasurisë së tij.
Biznesmeni pranoi t’ia jepte dy milionë, por gjykata konsideroi se asaj i takon një e treta e pasurisë së tij, pas një jete bashkëshortore prej 15 vitesh, transmeton Telegrafi.
Atë e kishte njoftuar dhe punësuar, kur u nda nga gruaja e parë, e cila u largua me 2.5 milionë euro që ia ndau ai.
Detajet nga rasti i komplikuar nuk janë bërë të ditura, pasi me kërkesën palëve të përfshira, ishte seance me audiencë të mbyllur.
Pas insistimit të mediave, është bërë e ditur se të dy janë në të 50-at dhe kanë jetuar në Surrey. Prej se janë ndarë, ish-bashkëshorti jeton në Hampshire. /Telegrafi/