Pasqyra “e mallkuar” e kapitenit të Titanikut është në shitje

E publikuar: 24/11/2018 16:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një pasqyrë që besohet se është e pushtuar nga fantazma e kapitenit të Titanikut, pritet që të dalë në ankand.

Pasqyra 110-vjeçare, sipas asaj që shkruan e përditshmja Mirror, besohet se pushtohet 1 herë në vit Edward John Smith, i cili e la në shtëpinë e tij në Stoke-on-Trent, përpara se të nisej me anijen fatkeqe për të mos u kthyer më.

Një shërbëtoreje të kapitenit, Ethelwynne, iu ofrua që të merrte një send nga shtëpia e tij, kur anija u përplas me një ajsberg, më 14 Prill të vitit 1912, si kujtim e pagesë.

Por e tmerruar, gruaja u tha familjarëve të saj se mund ta shihte fytyrën e Capitenit Smith çdo vit në këtë pasqyrë, sa herë që ishte përvjetori i fundosjes së Titanikut.

Që prej asaj kohe, përcjell tvklan.al, pasqyra u trashëgua nga të afërm të Ethelwynne dhe më vonë u zbulua në një banesë të braktisur, përpara se të përfundonte në pronësi të David Smith, i cili e mbajti të mbyllur në një kasafortë për 5 vitet e fundit.

Pasqyra pritet që të shitet më shumë se 10 mijë paund në ankandin që do të zhvillohet në Lichfield, Staffs, në Dhjetor.